EKOenergy: Rrjeti dhe marka

Rrjeti

EKOenergy është një rrjet i OJQ-ve mjedisore europiane që promovojnë përdorimn e energjisë elektrike të qëndrueshme. Aktualisht, janë 34 anëtarë nga 26 vende evropiane. Dhe më shumë do të na bashkohen.

  • Për të stimuluar zhvillimin e sektorit të energjive elektrike të rinovueshme dhe për të promovuar zgjidhje me të  favorshme për ambientin.;
  • Për të kontribuar për mbrojtjen e biodiversitetit, të habitateve dhe të ekosistemeve;
  • Për të informuar të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike në lidhje me produktin që ata janë duke blerë si dhe impaktin dhe domethënien e blerjës së tyre;
  • Për të mobilizuar energjinë pozitive të mijëra individëve, grupeve dhe ndërmarrjeve që mbështesin ambicien tonë, dhe për t’u dhënë atyre mundësinë e pjesëmarrjes
  • Për të favorizuar dialogun dhe për të bashkuar forcat me sektorin e energjisë elektrike, OJQ-ve mjedisore dhe partnerëve (p.sh. organizatat e konsumatorëve dhe autoritetet)..

Marka

EKOenergy është gjithashtu një markë  Eko për energji elektrike, menaxhuar nga rrjeti EKOenergy. Qëllimi i ecolabel është të ndihmojë konsumatorët te gjinden më mirë në tregun kompleks evropian të energjisë elektrike

Instrumenti më i qartë për të arritur këto qëllime është marka EKOenergy, marka e parë pan-evropiane dhe e vetmja për energjinë elektrike.

Qëllimi i kësaj marke është që të ndihmojë furnizuesit e energjisë që të shesin produktin e energjisë elektrike i cili njihet lehtë dhe pranohet gjerësisht.Jo quditerisht, vetëm energjia elektrike nga burimet e riprodhueshme mundë të shitet si EKOEnergji. Por EKOenergjia është më shumë se vetëm energji e riprodhueshme. Ajo poashtu përmushë kërkesat shtesë për qendrueshmëri, të vëna nga rrjeti i EKOenergjise. Konsumatorët e EKOenergy-së marrin informacion të saktë në lidhje me origjinën e energjisë së tyre dhe në lidhje me deklaratat që ata mundë të bëjnë në lidhje me blerjen e kësaj energjie.

Marka EKOenergy është e vetmja markë e energjisë elektrike e cila ka lindur nga një proces pan-evropian konsultativ, që punon në të gjithë tregun evropian dhe që është e njohur nga partnerët e të gjitha vendeve evropiane.