Administrimi

Bordi

Bordi i EKOenergjise është autoriteti me i lartë drejtues përbrenda strukturave menaxhuese.

  • Miraton strategjinë e organizatës
  • Vendos për kriteret
  • Vendos në lidhje me pranueshmërinë e pajisjeve të prodhimit
  • Vendos për përdorimin e Fondit të Mjedisit EKOenergy dhe Fondit te Klimës EKOenergy
  • Emëron kreun e Sekretariatit EKOenergy.

Çdo organizatë anëtare ne EKOenergy cakton një person në bord. Kliko këtu për listën e anëtarëve të Bordit.

Grupi Keshillues

Grupi këshillues emërohet nga Bordi i EKOenergjisë. Emërimi është valid për dy vite dhe mundë të përtrihet.

Në grupin këshillues ka vende të rezervuare për keto grupe të interesit:

  • OJQ-të mjedisore: Organizatat ombrellë mjedisore në nivel evropian dhe OJQ-të kombëtare/rajonale.
  • Industria e energjisë elektrike (prodhuesit, tregtarët dhe furnizuesit).
  • Konsumatorët e EKOenergy, organizatave e degëve te tyre dhe organizatave të konsumatorëve.

Anëtarë tjerë të mundshëm  janë p.sh. autoritetet e përfshira në zbatimin e garancive të sistemit të Origjinës.

Grupi Këshillues mund të japë kontribut në çdo çështje që lidhet me EKOenergy. Grupi këshillues është i informuar në mënyrë aktive në lidhje me rendin e ditës të Bordit. Bordi duhet të përgjigjet brenda 2 muajve ne komentet dhe pyetjet e anëtarëve të Grupit Këshillues. Grupi keshillues nominon anetaret e panelit te arbitrazhit te EKOenergjise me shumce ¾.

Klikoni ketu per listen me anetaret e grupit keshillues.

Sekretariati

Menaxhimi ditor i EKOenergy është në duart nje Sekretariati. Detyrat e Sekretariatit përfshijnë:

  • Sigurimi i menaxhimit dhe funksionimin e EKOenergy.
  • Duke përfaqësuar EKOenergy në marrëdhëniet e saja të jashtme dhe të vendosin kontakte.
  • Ofrimi i shërbimeve të palëve të interesuara dhe grupet e interesit.
  • Organizimin, përgatitjen dhe regjistrimin e të gjitha mbledhjeve ne strukturat e EKOenergjise.
  • Përgatitjen e dokumenteve për të ndihmuar vendimmarrjen për buxhetet dhe planet e veprimit.
  • Përgatitjen e raporteve të brendshme dhe të jashtme.
  • Mbështetja  publikimit dhe shpërndarjes se informacionit.
  • Duke u marrë në administrimin financiar të shoqatës

Kliko ketu për një pasqyrë të stafit dhe vullnetarëve të Sekretariatit EKOenergy.

Paneli i Arbitrazhit

Paneli i Arbitrazhit te EKOenergjise përbëhet nga minimumi 3 ekspertë të propozuar nga Grupi Këshillues dhe të emëruar nga Bordi EKOenergy. Një emërimi është i vlefshëm për 5 vjet. Ne panelin e arbitrazhit, jane 2 vende te rezervuara, nje per nje ekspert te ceshtjeve mjedisore dhe nje per ekspert te energjise se riprodhueshme. Grupet e interesit kane mundesine per te sugjeruar kandidat.

Paneli i Arbitrazhit zgjidh konfliktet e mundshme ndermjet EKOenergjise dhe anetareve te rrjetit, apo EKOenergjise dhe kompanive qe shesin EKOenergji

Paneli i arbitrazhit te EKOenergjise do te jete operacional apo aktiv jo me vone se 2 vite pas shitjes se pare te EKOenergjise.(psh. 15 qershore 2014).